Kulturë Kino

“The Power of the Dog” dhe “Dune” me më së shumti nominime për Oscar 2022

“Oscars 2022”, ka publikuar listën e filmave të nominuar të martën.

Filmi “The Power of the Dog” është renditur me 12 nominime, duke u cilësuar si filmi më i mirë, regjinë më të mirë si dhe njohjen për të gjithë aktorët kryesorë: Kristen Dunst, Benedict Cumberbatch, Jesse Plemons dhe Kodi Smit-McPhee.

Kurse, filmi “Dune”, është renditur me 10 nominime, mirëpo në kategoritë teknike, duke u vlerësuar për mjeshtrinë  e përshtatjes së Villeneuve të romanit të Frank Herbert të vitit 1965.

Përveç “The Power of the Dog” dhe “Dune”, të nominuarit për filmin më të mirë ishin: “Belfast”, “CODA”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “Licorice Pizza”, “King Richard , “Nightmare Alley” dhe “West Side Story”.

Ceremonia e 94-të e “Oscars”, është planifikuar të zhvillohet në Teatrin Dolby në Hollywood më 27 mars 2022.