Kulturë Kino

“The Batman” fiton heroikisht 21.6 milionë dollarë

“The Batman”, fitoi 21.6 milionë dollarë.

Rindezja e superheroit po pret një debutim prej 100 milionë dollarësh e më shumë, i nxitur nga vlerësimet e mëdha dhe gjithashtu interesi për rolin nga Robert Pattinson.

“Spider-Man: No Way Home” i Marvel ende mban rekordin me debutimin e tij prej 50 milionë dollarësh.

Ky film pati një debutim fantastik prej 260.1 milionë dollarësh.

Disa parashikues besojnë se 100 milionë dollarë janë në nivele të ulëta dhe mendojnë se “The Batman” ka një mundësi për të mbledhur të paktën 140 milionë dollarë në tre ditët e para të publikimit, shkruan Variety.

Sipas Variety, nëse kjo ndodh, “The Batman” do të jetë filmi i dytë që nga pandemia e COVID-19, që kalon shifrën e 100 milionë dollarëve në një fundjavë të vetme, duke u bashkuar me “Spider-Man: No Way Home” të Sony.

As një pandemi nuk mund ta mbajë audiencën larg filmave me libra komikë.