Art Jetese

Tharja e syve nga telefoni – Kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterëve.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ose qëndrimi para kompjuterit

Simptomat e tharjes së syrit

Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si kruarje dhe djegie e syrit, sklepa në sy, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy, lëngëzim të syve, shkruan agroweb.

Kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore.

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta, gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta.

/Shqip.com