Art Jetese

Tharja e syve nga ekranet, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterëve.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ose qëndrimi para kompjuterit.

Simptomat e tharjes së syrit

Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë: kruarje dhe djegie e syrit, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy, lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore, shkruan agroweb.

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës.

Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre.

/Shqip.com