Lajme

Teuta Arifi pranon humbjen në Tetovë

Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi

Kryetarja e deritanishme e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet lokale të fundit të mbajtura në Maqedoninë e Veriut, transmeton Shqip.com.

Këtë ajo e bëri në një konferencë për media të mbajtur në këtë komunë, ku tha se nuk kanë arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundër-kandidati i saj udhëheqë bindshëm këtë qytet.

Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për katër vitet e ardhshme, raporton ‘Alsat-M’.

Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Bilall Kasamin për fitoren. /Shqip.com