Lajme

Tetë të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Foto nga vendi i ngjarjes/Telegrafi

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën në fshatin Qerim të Gjakovës, njofton Shqip.com.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Xhurkaj.

Sipas tij shkaktar i aksidenti ka qenë drejtuesi i njërës veturë, i cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.

Policia po merret me rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me të lënduar dhe gjithsej 111 me dëme materiale./SHQIP.com