Lajme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Në mëngjesin e ditës së sotme, saktësisht rreth orës 09:11, është ndjerë një tërmet në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ishte me intensitet prej 3.6 shkallësh të bazuar në matjet e Rihterit.

Ilustrim

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në rrethinën e fshatit Brevenicë, në afërsi të Tetovës.

Lëkundjet e  tokës janë ndjerë dhe në rrethinë duke përfshirë Shkupin, Zhelinën por edhe Bogovinën./Shqip.com