Kulturë

“Starry Night” e Van Gogh u frymëzua nga Kulla Eiffel?

Një historian arti ka një teori të re se nga buron piktura ikonike e Vincent van Gogh, “Starry Night”.

James Hall, thotë se Kulla Eifel kishte një ndikim të rëndësishëm në serinë e pikturave të artistit bazuar në mënyrën se si u zbulua ajo.

Hall argumenton se zbulimi i kullës erdhi me një shfaqje spektakolare natën vonë, me fishekzjarre dhe drita. Sipas teorisë së Hall-it, vizioni u përsërit në pikturën e Van Gogh.

Kulla Eifel ishte atraksioni, pasi raportet mbi planifikimin dhe përgatitjen e saj u botuan shpesh në gazeta dhe revista.

Sipas Hall, Kulla Eifel u pa në mënyrë bombastike si një simbol i aftësive teknologjike franceze dhe madje edhe më mbresëlënëse se piramidat.

/Shqip.com