Lajme

Tentuan t’i shmangen kontrollit, policia arreston tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi kanë tentuar që t’i shmangën kontrollës rutinore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka thënë policia për SHQIP.com

Tutje thuhet se aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale./SHQIP.com