Tentim vrasje në Malishevë, ka arrestime
Publikuar:
(31.10.2021 08:56:54)

Një tentim vrasje ka ndodhur të shtunën në Malishevës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur saktësisht në ora 18:30, në fshatin Skozë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, pasi kanë shtënë me armë në drejtim të një personi i cili ka shpëtuar pa fatalitet.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Shqip.com