Lajme

Haziri: Qeveria mbylli disa lokale në Gjilan – ky vend ka zot shpie

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Inspektoratet Shtetërorë kanë mbyllur disa lokale në Gjilan.

Këtë Haziri e ka cilësuar “represionin”, duke shtuar se lokalet u mbyllen pa asnjë arsye të qëndrueshme.

Por, thotë se “ky vend ka zot shpie” e “lokalet kanë pronarët e tyre”.

“Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Madje, këtë aksion ai e ka lidhur edhe me balotazhin e 14 nëntorit.

“Sepse s’mund të fitoni me dhunë”, deklaron ai.

Një nga lokalet e mbyllur.

Haziri dha edhe një ultimatum; duke thënë se deri të dielën në mesditë kërkon që këto lokale të hapen.

“Është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi”, vazhdon Haziri.

Kjo mbyllje ka ardhur për moszbatim të masave anti-COVID.

Lexo edhe:
Grenell sërish akuzon Biden: Nuk e ke vëmendjen te Ballkani Perëndimor

Kryetari i Gjilanit thotë se sot nuk e kemi asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa i kemi vetëm 9 raste në vet-izolim.

“Sa për dijeni, Gjilani ka udhëhequr prej fillimit me masa anti – COIVD-19, por nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre private”, përfundon ai. /Shqip.com