Lajme Ballkan

Tensionet në Bosnjë, Dodik i ashpër me zyrtarin e lartë amerikan

Gabriel Escobar dhe Miload Dodik.

Milorad Dodik, anëtari serb në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës – ka qenë i ashpër pak para vizitës së paralajmëruar të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

Vizita e Escobar vjen në një kohë krize për Bosnjën, ku do të takohet me anëtarët e presidencës përfshirë Dodikun.

Zyrtari amerikan ka folur për politikanet e korruptuar të Bosnjës, me çka mori një përgjigje nga Dodiku.

Lexo edhe:
Reagon presidenca: Nuk jemi të izolouar, Osmani ka biseduar me Biden dhe Harris

“Nëse ai mendon se kriza në të cilën gjendet Bosnjë-Hercegovina është shkaktuar që Dodiku ta ruajë pushtetin dhe pasurinë, atëherë dëshiroj t’i them menjëherë se ka ardhur kot”, tha ai.

Siç raporton “Dnevni Avaz”, Dodik ka thënë se “askush nuk mund ta shkelë Kushtetutën e Bosnjës”.

“Nëse faktori ndërkombëtar vërtetë qëndron që Bosnjë-Hercegovina të mbijetojë, atëherë ata dhe ne kemi një zgjedhje mjaft të qartë, kjo është Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës, të cilën askush nuk e kundërshton”, tha ai.

Situata në Bosnjë është e tensionuar, pasi Lista Serbe po e afirmon idenë e “Botës Serbe”. /Shqip.com