Reagon presidenca: Nuk jemi të izolouar, Osmani ka biseduar me Biden dhe Harris

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, i është përgjigjur opozitës që po pretendon “izolimin e presidencës dhe kryeministrit nga faktori ndërkombëtar”, duke iu referuar mos ftesës nga presidenti amerikan, Joe Biden, për Samitin e Demokracive që mbahet gjatë fillimit të dhjetorit.
Por, Vela thotë se Vjosa Osmani ka zhvilluar 30 takime me homologë të saj që nga koha kur e mori detyrën në prill.
Ndërsa, për sa i përket raportit të Osmanit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Vela thotë se presidentja ka biseduar me Joe Biden si dhe zëvendësen e tij, Kamala Harris.
“Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është percjellë video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjateve afganë”, thotë Vela.
Madje, thekson se këto takime janë realizuar pa shtyre ide “për copëtimin e Kosovës”.
Tendenca e ca figurave opozitare per krijimin e narrativit per gjoja izolimin e Presidentes jane te pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog te saj. Ne raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris. 1/2
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 7, 2021
Opozita për këtë po e fajëson kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Sipas tyre, ata janë duke e “izoluar” Kosovën. /Shqip.com