Lajme

Tensione në Hoçë të Madhe pasi u konfiskuan 42 mijë litra pije alkoolike nga pronari serb

Djali i pronarit të cilit Dogana e Kosovës ia konfiskoi pijet alkoolike po kërcënon që të hidhet nga çatia e shtëpisë së tij në Hoçë të Madhe në Rahovec.

Siç raporton Kosovoonline, situata atje është mjaftë e tensionuar dhe një numër i madh i banorëve janë në rrugë.

Njësitet e Policisë Speciale të Kosovës janë përpara shtëpisë se pronarit të 42 mijë litrave të pijeve alkoolike tashmë të konfiskuara.

Banorët po përpiqen ta bindin Policinë e Kosovës që të heqin dorë nga konfiskimi i pijeve alkoolike.

Dogana e Kosovës ka bërë konfiskimin e 42 mijë litrave të pijeve alkoolike të prodhuara në mënyre jolegjitime në Hoçë të madhe në Rahovec.

Sekuestrohen 42 mijë litra pije alkoolike në Hoçë të Madhe të Rahovecit – SHQIP.com

Lidhur me këto veprime, Dogana e Kosovës kishte kryer kontrolla rutinore duke konstatuar se pronari i dyqanit kishte punuar në kundërshtim me Kodin Doganor.

Dëmi që ju është shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerë të 38 mijë eurove.

“Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrollave sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit”.

Vlen të theksohet se  lidhur me këtë ngjarje, mbrëmë Petkoviq e kishte quajtur veprimin e doganës si shtypje tjetër e serbëve në veri të Kosovës.

/Shqip.com