Sport Ndërkombëtar

Tenistja nga Ukraina refuzon të luajë kundër tenistes Ruse, tërhiqet nga turneu

Elina Svitolina ©AP

Tenistja ukrainase, Elina Svitolina, ka refuzuar të luajë kundër tenistes, Anastasia Potapova të Rusisë në Monterrey Open, nëse organet drejtuese të tenisit nuk do të ndjekin rekomandimet e bëra nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

IOC rekomandoi të premten që flamujt kombëtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë të mos shfaqen në ngjarjet sportive ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të hënën Komiteti Olimpik ndërkombëtar po ashtu rekomandoi federatat sportive të ndalonin atletët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë të konkurronin në ngjarje.

Svitolina e ka konfirmuar se ajo do të garojë vetën nëse atletët rus paraqiten si neutral.

“Ne lojtarët ukrainas i kërkuam ATP, WTA dhe ITF të ndiqnin rekomandimet e IOC për të pranuar shtetasit rusë ose bjellorusë vetëm si atletë neutralë, pa shfaqur asnjë simbol kombëtar, ngjyra, flamuj ose himn,” tha Svitolina.

Sugjerimin e  IOC e ka ndjekur UEFA dhe FIFA, të cilat kanë përjashtuar Rusinë nga të gjitha garat e futbollit./Shqip.com