Tenistët rusë mund të përjashtohen nga Wimbeldoni

Sanskionet ndaj Rusisë – po vazhdojnë edhe në botën e sportive.
Drejtuesit e Wimbledon – po konsultohen me qeverinë nëse do të lejojnë lojtarët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë në turneun e këtij viti.
All England Lawn Tennis Club tha se çështja është “komplekse dhe sfiduese”, njofton BBC.
Lojtarët bjellorusë dhe rusë, si numri dy i botës për meshkuj, Daniil Medvedev, janë lejuar të luajnë në turne, por jo nën flamujt e vendeve të tyre.

Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se “e planifikojmë të shpallim një vendim përpara afatit tonë të hyrjes në mes të majit. Ne kemi vërejtur udhëzimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me pjesëmarrjen e individëve rusë dhe bjellorusë në një kapacitet neutral në ngjarjet sportive në MB. Ne po vazhdojmë të angazhohemi në diskutime me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Shoqatën e Tenisit në Lëndë dhe organet ndërkombëtare drejtuese të tenisit.”
Wimbledon do të mbahet nga 27 qershor deri më 10 korrik. /Shqip.com