Ten Hag e nis sot – rrugëtimin me “Djajtë e Kuq”
Publikuar:
(07.08.2022 08:57:43)

“Teatri i Ëndrrave” është stadiumi – në të cilin do jetë vëmendja kryesore – e botës së futbollit – sot.
Me fillim nga ora 15:00 – Manchester United e pret në shtëpi – Brighton & Hove Albion.
Kjo është ndeshja e parë kampionale nën drejtimin Erik ten Hag, i cili ka për qëllim ta rikthejë – Unitedin në binarë.
Opsion i vetëm për “Djajtë e Kuq” është fitorja – pasi edhe janë favoritë në letër.
I gatshëm për këtë ndeshje është edhe Cristiano Ronaldo – i cili ka postuar një fotografi në Instragram – duke shkruar “Gati”.
Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja Leicester City – Brentford.
Teksa, në 17:30, West Ham United përballet me Manchester Cityn./Shqip.com