Sport Ndërkombëtar

Ten Hag akuzon gjyqtarin për favorizim të Barcelonës

Trajneri i Manchester United, Ten Hag

Manchester United barazoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 kundër Barcelonën në stadiumin “Camp Nou”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminimit direkt të Europa League.

United ishte duke udhëhequr 2-1 deri në minutën e 76’, kur një super gol nga Raphinha barazoi shifrat në 2-2 dhe e shpëtoi Barçën nga humbja.

Pas ndeshjes kishte shumë zëra se gjyqtari i takimit kishte favorizuar Barçën, ndërsa edhe trajneri i United fajësoi punën që bëri referi italian, Maurizio Mariani. Ten Hag tha se gjyqtari kishte një ndikim të madh në ndeshje, dhe se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë.

“Gjyqtari kishte një influencë të madhe në këtë ndeshje. Një ndërhyrje e pastër në Rashford dhe një karton i kuq. Gjyqtarët nuk mund të bëjnë gabime të tilla”, tha Ten Hag.

“Ne e diktuam lojën dhe ishim më të mirë në shumë raste. Isha i mërzitur që rezultati ishte 0-0 në pjesën e parë por ishte një ndeshje e bukur, dy skuadra që sulmojnë, vërtetë e shijova këtë”, tha më tej Ten Hag.

Ndeshja e kthimit mes Manchester United dhe Barcelonës zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” më datën 23 shkurt.

/Shqip.com