Lajme Botë

Telegrami përfitoi nga rënia e WhatsApp-it

Telegrami

Nga situata e rënies së Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp është duke përfituar Telegram-i.

Telegrami ka filluar të ngadalësohet, pasi shumë përdorues të WhatsApp e kanë shkarkuar aplikacionin e telegramit, raporton rtl.de.

Telegram në Twitter madje e quan këtë një “migrim të madh”.

“Me regjistrimin e të gjithë njerëzve të rinj, gjërat janë pak të ngadalta – është mirë të jesh këtu, por gjithçka është pak. Na vjen keq,” i përgjigjet llogaria e Telegram Messenger në Twitter një përdoruesi ankues.

Facebook

Facebook ka kërkuar falje për rënie nga sistemi të këtij aplikacioni dhe rrjeteve tjera sociale Whatsapp dhe Instagram, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Facebook u shpreh se janë duke punuar që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në postim.

Ndryshe, këto tri aplikacione ishin jashtë funksioni, gjë që ka ngjallur reagimin e mijëra përdoruesve.

Në WhatsApp ishte i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportonin se nuk rifreskojnin dot as kohështrirjen./SHQIP.com