Të verbërit po votojnë me anë të alfabetit të Brail-it (FOTO)
Publikuar:
(17.10.2021 12:59:15)
Në zgjedhjet lokale që po mbahen të dielën në Kosovë, personat e verbër janë duke votuar përmes alfabetit të Brail-it, përcjell Shqip.com.
Kjo është hera e parë që kjo kategori mund të kryej votimin në këtë mënyrë, pa ndihmën e personave përcjellës.
Klankosova.tv ka siguruar pamje se si duken fletëvotimet me këtë alfabet.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë duke u mbajtur të dielën në Kosovë, ku të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe ende nuk është shënuar ndonjë incident që pengon procesin zgjedhor./SHQIP.com