Lajme

Të shtunën protestohet për tërheqjen e 30% të Trustit

Të shtunën e ardhshme me 5 nëntor nga Biblioteka Kombëtare e deri të Qeveria e Kosovës do të zhvillohet marsh paqësor duke kërkuar nga Qeveria që të mundësoj tërheqjen e 30% të Trustit.

Kështu ka bërë të ditur Adnan Jashari si iniciator i peticionit të qytetarëve.

“Tashmë ka kaluar afati ligjor dhe Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendim nismës legjislative për Projektligjin për tërheqjen 30% të Trusti. Mbi 21 mijë nënshkrime kohë që janë dorëzuar te Kuvendi. Ne kemi menduar t’i ndryshojmë format dhe javën e ardhshme kemi protestë t’i tregojmë Qeverisë që kërkesa e qytetarëve është urgjente. Ditën e shtunë në ora 12:00 përballë Qeverisë e Kuvendit të protestojmë në mënyrë paqësore” ka thënë Jashari.

Lexo edhe:
Nuk votohet Projektligji për Trustin

Rreth 4 muaj më parë, Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kishin arritur që të votojnë për Projektligjin për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.

Për këtë projektligj kishin votuar gjithsej 102 deputet ku prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti, e shkatërron të ardhmen e pensionistëve.

/Shqip.com