Lajme

Nuk votohet Projektligji për Trustin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të votojnë për Projektligjin për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.

Për këtë projektligj kanë votuar gjithsej 102 deputet ku prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim

Sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës ka pasur një diskutim midis deputetëve të pozitës dhe opozitës por që në këtë debat janë përfshirë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave,Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti, e shkatërron të ardhmen e pensionistëve.

Sipas Muratit, diskutimi për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional është praktikë për të rrënuar një institucion pensional.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk mund të lejohet tërheqja e Trustit pensional nga qytetarët.

Sipas Kurtit, nuk mundet që për një problem të përkohshëm tani të rrënohet një pjesë e së ardhmes se Kosovës.

Kurti gjatë seancës në Kuvend, tha se mundësia e tërheqjes së Trustit nuk diskutohet as në vendet të cilat nuk janë serioze.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se tërheqja e Trustit është nevojë e qytetarëve kur Qeveria nuk iu del në ndihmë atyre.

Sipas Lekajt, sytë nga Qeveria i kanë sytë shumica e skemave të shoqërisë dhe vota pro Trustit ndihmon familjet kosovare./Shqip.com