Kulturë Kino

Të shtunën nis Festivali i Teatrove në Ferizaj

Festivali i Teatrove në Ferizaj do të fillojë të mbajë edicionin e 52-të më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 7 tetor.

Këtë kanë bërë të ditur vetë organizatorët e festivalit përmes faqes zyrtare të festivalit.

Sipas programit, festivali do të shfaq 7 shfaqje teatrore, 6 nga teatrot nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Këtë viti, programi konkurrues i FTF-së  është zgjeruar me shfaqjet e studentëve si kategori e veçantë.

Gjithashtu, gjatë këtij edicioni do të do të ketë edhe panele diskutimi e punëtori për teatrin dhe mbrëmje muzikore.