Lajme

Të shtëna në Top Channel, vritet roja i Big Brother Vip Albania

Policia në Shqipëri ka njoftuar se rreth orës 01:00 në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Polisia ka bërë të ditur se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Mediat në Shqipëri raportojnë se krismat janë dëgjuar nga banorët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre.

/Shqip.com