Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, vdes një person

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person i moshës 30 vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Ferizaj, saktësisht në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, ka dalur menjëherë në vendon e ngjarjes dhe sipas tyre i dyshuarit për këtë vrasje është Q.J i moshës 30 vjeçare.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërata e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në ,ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

“Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë gëzhoja”, ka bërë të ditur PK-ja.

Ata gjithashtu njoftuan se me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë./Shqip.com