Lajme

Të shtëna me armë në veri, Policia thotë se mund të jetë dasmë

Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së dielës në rrethinën e Zveçanit, në veri të Kosovës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës në pjesën veriore.

“Po janë dëgjuar të shtëna në rrethinën e komunës së Zveçanit, por nuk kemi incident të regjistruar. Të gjitha njësitet relevante janë në terren”, tha ai.

Policia e Kosovës

Ndërsa, thotë se të shtënat me armë zjarri kanë mundur të vijnë nga ndonjë aheng familjarë.

“Duke marrë parasysh që sot është ditë e diel, mund të jetë ndonjë aheng apo dasmë”, tha Hoti./Shqip.com