Ekonomi

Të premten – shqyrtohet në lexim të dytë Projekligji për Buxhetin

Të premten, do të hidhet në votim shqyrtimi i dytë i Projektligji për Buxhetin 2022.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, të mërkurën.

Pra, vendimi është marrë nga mbledhja e fundit e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 “Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, presidentja, Vjosa Osmani do të mbajë fjalimin vjetor.

SHQIP.COM, ka raportuar për shpërndarjen e buxhetit. /SHQIP.COM