Ekonomi

Sejko: Ndryshimet ligjore gati për institucionet jo-banka, hyjnë në fuqi në janar

Kontroll i shtuar për institucionet financiare jo-banka pas skandalit më mikrokreditë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës theksoi se ndryshimet ligjore pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Ndërhyrjet do të jenë në normat e interesit që aplikohen nga këto institucione si dhe do të ketë kritere më të forta për aprovimin e kredive që do u jepen qytetarëve.

Kreu i Bnkës Qendrore e ka cilësuar pozitiv për ekonominë forcimin e lekut shqiptar.

Ndërkohë dobësimin e euros kundrejt lekut e argumenton me flukset turistike gjatë verës

Në raportin e Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, theksohet se sistemi financiare në vend është i qëndrueshëm por kredidhënia duhet të moderohet.

/Shqip.com