Lajme

Të premten ministri kroat i Mbrojtjes viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes në Kroaci.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të pres në vizitë zyrtare të premten nga ora 09:00, homologun e tij nga Kroacia, Mario Banozic, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takim ndaras, e më pas do të mbahet takimi mes delegacioneve të dy vendeve.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me  delegacionin e tij.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkaq, pas takimeve, do të bëhet edhe nënshkrimi i “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” mes Kosovës dhe Kroacisë./SHQIP.com