Lajme

Të mërkurën mblidhet Kuvendi, VV-ja vazhdon të jetë kundër Trustit

Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se dialogu me veteranët pritet të vazhdoj ndërsa punët e Kuvendit nuk duhet të ndalen.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka njoftuar se seanca e papërfunduar ku do të diskutohej për Projektligjin për Paga pritet të mbahet ditën e enjte më 23 qershor.

Shefja e GP të VV-së, ka thënë se me bllokimin e punës së Kuvendit po rrezikohet çfarëdo mundësie apo rezultati të mundshëm për qytetaret e vendit.

“Me bllokim të punës së Kuvendit po rrezikojmë çfarëdo mundësie apo rezultati të mundshëm për qytetarët e vendit dhe mendoj që nuk duhet ndalën proceset gjegjësisht dialogu me veteranët të vazhdoj ndërsa, dhe puna e Kuvendit të vazhdoj pa pengesa për atë se çfarë jemi zgjedhur dhe presin nga ne”, tha Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Kurse, seanca për trustin do të mbahet të më 22 qershor,.Kusari-Lila thotë se qëndrimet i kanë ende të njëjta.

“Qëndrimi është i njëjtë dhe është i bazuar në fakte dhe argumente nuk është qëndrim i momentit politik. Ajo çka e kemi deklaruar dhe thënë që nga dita e parë qëndron si fakt i pamohueshëm për domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij mekanizmi. Që në rastin e kundërt ne po flasim për shkatërrim apo mbyllje të sistemit të kursimeve pensionale në Kosovë”, tha ajo.

Ndërsa Kusari-Lila, njoftoi se seanca e re me një agjendë të re do të mbahet me datën 27 qershor./Shqip.com