Lajme

Të dielën fillon numërimi i votave me postë

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën do të fillojë procesi i numërimi të votave të ardhura nga jashtë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, votat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës 15 shtator-15 tetor.

“Ju njoftoj se nesër (e diel, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në komunikatën për media të KQZ-së.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur në shtunën u bë e ditur se janë aprovuar 9 mijë e 610 pako me fletëvotime të ardhura përmes postës, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 324 të tjera.

Po ashtu, u mor vendim që të hetohen 225 vendvotime dhe të krahasohen me të dhënat e shënuara në vendvotim.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuara në formularë me rezultatet e kandidatëve do të fillojë të shtunën./SHQIP.com