Lajme

KQZ ka pranuar mbi 9 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar 9 mijë e 610 pako me fletëvotime të ardhura përmes postës, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 324 të tjera.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të shtunën.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se gjatë ditëve në vijim do të fillojë procesi i numërimit të këtyre votave.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës”.

“Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, tha Ahmetaj gjatë mbledhjes.

Shtoi se gjatë ditës së shtunë do të fillojë procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuara në formularë me rezultatet e kandidatëve.

“Sa i përket vendimit të KQZ-së për rinumërimin e vendvotimit në Fushë-Kosovë, sekretariati fillimisht ka bërë hetim paraprak pastaj ka bërë rinumërimin e këtij vendvotimi. Sipas vendimit të KQZ-së, ekipi i hetimit në QNR ka analizuar fletëvotimet, së pari ka analizuar vlefshmërinë e tyre”./SHQIP.com