Taulant Seferi i ndan rrugët me Tiranën
Publikuar:
(22.08.2022 16:00:35)

Taulant Seferi i ka ndarë rrugët me KF Tiranën.
Sulmuesi shqiptar karrierën do e vazhdojë në Ukrainë, te FC Vorskla Poltava.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të bardhekaltërve.
Seferi i zhvilloi 35 ndeshje në sezonin e fundit – duke shënuar 19-të gola, teksa asistoi katër herë.
Ai ishte ndër më meritorët që Tirana u shpall kampione – në elitën e futbollit shqiptar.
25 vjeçari – ka edhe dy ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Shqipërisë – teksa pritet të ftohet edhe në të ardhmen.