Lajme

Tanket gjermane Leopard 2 kanë arritur në Ukrainë

18 tanket “Leopard 2”, të premtuara nga Gjermania për të mbështetur Ukrainën, kanë mbërritur, tha një burim sigurie.

Përveç 18 tankeve kryesore të betejës, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe dy automjete të blinduara të rikuperimit kishin arritur gjithashtu në Ukrainë, tha burimi i sigurisë.

Ushtria gjermane trajnoi ekuipazhet e tankeve ukrainase dhe trupat e caktuar për të drejtuar automjetet “Marder” për disa javë.

Përveç automjeteve gjermane, tri tanke “Leopard” të dhuruara nga Portugalia arritën gjithashtu në Ukrainë, sipas burimit të sigurisë.

Gjermania ra dakord në janar të furnizonte tanket, të konsideruara si ndër më të mirët në arsenalin e Perëndimit, duke kapërcyer dyshimet për dërgimin e armatimit të rëndë që Kievi thotë se është vendimtare për të mposhtur pushtimin rus, por Moska e konsideron si një provokim të rrezikshëm, raporton Reuters.

/Shqip.com