Lajme

Tanket gjermane do të mbërrijnë në mes të pranverës në Ukrainë

Tanket luftarake “Leopard 2” që Gjermania i ka premtuar Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus do të mbërrijnë në fund të marsit ose në fillim të prillit, tha të enjten ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, raporton DW.

Duke folur gjatë një vizite në trupat gjermane në shtetin qendror të Saksoni-Anhalt, Pistorius tha se do të ketë trajnime, duke filluar brenda ditëve të ardhshme për trupat ukrainase në automjetet luftarake të këmbësorisë Marder, të cilat gjithashtu do të dorëzohen, ndërsa stërvitet për “Leopard 2” do të jetë “pak më vonë”.

Gjermania ra dakord të mërkurën të furnizonte Kievin me tanket e kërkuara prej kohësh pas presionit nga Ukraina dhe aleatët perëndimorë.

Kancelari Olaf Scholz i tha parlamentit se 14 tanke “Leopard 2” nga furnizimet e Bundeswehr-it do të dërgoheshin dhe se Berlini po jepte gjithashtu miratimin për vendet e tjera evropiane që të dërgonin tanket e prodhimit gjerman nga rezervat e tyre.

SHBA më vonë tha se do të dërgonte 31 nga tanket e saj “Abrams” në Ukrainë.

Britania tha gjithashtu të enjten se shpreson që tanket “Challenger 2” që po i dorëzon Ukrainës do të mbërrijnë atje në fund të marsit.

“Leopard 2” ka një rekord shumë të mirë të performancës në mbarë botën. Meqenëse përdoret gjerësisht në shumë vende evropiane, pjesët rezervë dhe municionet janë lehtësisht të disponueshme.

Armët e rënda ka të ngjarë të jenë shumë të vlefshme për Ukrainën pasi ajo planifikon kundërsulme për të zmbrapsur trupat ruse të ngulitura në lindje dhe jug të vendit. /DW

/Shqip.com