Sport Ndërkombëtar

Tammy Abraham i lumtur tek Roma – por ëndërron të kthehet në Londër

Tammy Abraham

Në top formë këtë sezon në Itali – që prej se e lëshoi Chelsean.

Tammy Abraham është duke përjetuar formën më të mirë në karrrierë pasi iu bshkua Romës.

Ishte Jose Moourinho ai që bindi drejtuesit e kryeqytetasve të shpenzonin 40 milion euro për 24 vjeçarin.

Jose Mourinho dhe Tammy Abraham

Që nga ardhja e tij, ka pasur shumë thashetheme se ai do të largohet për në Londër përsëri.

“Sigurisht që jam rritur në Angli, jam një djalë londinez. Kështu që ndoshta një ditë do të kthehem në Premier League për të bërë zhurmë atje” tha ai në një intervistë për “talkSPORT”.

Por, anglezi insiston se përveq interesimeve të klubeve ai

Tammy Abraham sa ishte pjesë e Chelsea

“Për mua ka të bëjë me përqendrimin për të bërë punën time këtu. Mund të vazhdoj të lidhem me shumë klube, por kush e di se çfarë ka e ardhmja?

“Për mua tani ka të bëjë me përqendrimin te Roma, për të bërë më të mirën që mundem dhe shpresoj t’i fitoj këta djem një trofe që ata nuk e kanë bërë për shumë vite.”, shtoi ai.

Ish-lojtari i Chelseat, ka shënuar 23 gola me fanelën e “Giallorossi” dhe ka dhuruar katër asistime.

Romakët janë në pozitën e pestë në tabelë me 54 pikë të tubuara pas 31 xhirosh në Serie A. /Shqip.com