Sport Ndërkombëtar

Talenti i Barçës – mbeti vetëm rezervist

Riqui Puig

U konsiderua si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit.

Kontrolla e topit, pasimet e sakta dhe ritmi i shpejtë i lojës e thuhej se e karetkerizonin djaloshin e quajtur Riqui Puig.

Por, gjërat nuk shkuan sipas planeve.

“Magjistari i vogël” mbeti në stolin  e Barcelonës – ani pse tani është 22 vjeçar.

Teksa – në fushën e gjelbër luanin Gavi dhe Pedri, që ende nuk i kanë mbushur të 20-të.

Puig zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.

Kontrata me katalunasit i skadon në vitin 2023 – dhe e ardhmja e tij duket larg nga “Camo Nou”.

Mbetet të shihet se çka do të sjellë merkato e verës për mesfushorin spanjoll./Shqip.com