Lajme

Takohen Vuçiq e Lajçak, diskutohet për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Aleksandër Vuçiq dhe Miroslav Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për BallkaninMiroslav Lajçak.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Vuçiq në Twitter.

“Unë pata një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Miroslav Lajçak.Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha çështjet me interes për të vazhduar dialogun konstruktiv me Prishtinën” ka shkruar Vuçiq në Twitter

Takimi i fundit midis Kurtit dhe Lajçak u zhvillua edhe në prani të kryeministri Kurti por që në atë takim Vuçiq nuk ishte ndierë rehatshëm.

Nuk dihet se kur pritet të jetë takimi i ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë në nivelin e negociatorëve./Shqip.com