Lajme

Tahiri: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në ShBA ka rëndësi të madhe strategjike

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e krerëve shtetërorë të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, në Washington.

Tahiri ka thënë se aleanca me SHBA-në është jetike për Kosovën dhe si e tillë duhet të ruhet e të zhvillohet vazhdimisht.

“Takimi i lartë në ShBA i delegacionit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën! Aleanca me SHBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të zhvillohet vazhdimisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti më 26 korrik janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Lexo edhe:
Takimi me Blinken, Kurti: Jemi angazhuar në mënyrë konstruktive e kreative në dialogun me Serbinë

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në DASH./Shqip.com

Lexo edhe:
Osmani gjatë takimit me Blinken: Mbesim aleat të SHBA-së dhe BE-së për t’i ndaluar planet e Rusisë