Lajme

Tahiri thotë se 100 euro janë të pamjaftueshme, paga duhet të rritet

Dje gjatë ditës Qeveria e Kosovës morri vendim që në disa kategori të caktuara t’u shpërndahet qytetarëve 100 euro shtesë.

Mirëpo më këtë nuk po pajtohet shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai në seancën e sotme është shprehur se 100 euro janë shumë e vogël për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Tahiri tha se Kosova e ka menaxhuar më së keqi ekonominë dhe pandeminë.

“Sa mirë e keni menaxhuar pandeminë, e tregon fakti që në Kosova dhe Bosnja, janë vendet e vetme të cilave nuk u pranohet certifikatat e vaksinave në Bashkimin Evropian. Kjo tregon sa mirë e kemi menaxhuar. S’ka vend në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka menaxhuar më keq ekonominë se Kosova’ ’ka thënë Tahiri

Më tutje Tahiri ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji.

“Sa nuk dini të planifikoni e që s’keni strategji e tregon vendimi për ndarjen e 100 milionë eurove. 100 euro janë të pamjaftueshme. Paga duhet me u rritë’’ ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë apel që të sjellet ligji i pagave. Po ashtu ai ka shtuar se gjatë javës tjetër pritet të ketë debat për ligjin e pagave./Shqip.com