Lajme

Tahiri propozon të hiqet TVSH-ja për gjashtë muaj për produktet esenciale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria duhet të heq TVSH-në për gjashtë muaj për produktet bazë.

Tahiri këtë e tha në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se si ka ardhur te kjo rritje e çmimeve. Qeverinë e kritikojmë dhe akuzojmë për neglizhencë dhe mosangazhim. PDK-ja në mars kishte sjellë projektligjin për TVSH-në ku kemi propozuar që tatimi për produktet bazë të ulet nga 18 në 8 për qind. Sot jemi në një situatë krejt tjetër, që jo të reduktohet, por edhe të hiqet krejt TVSH-ja për këto produkte për një periudhë 6 mujore”, ka thënë Tahiri.

Tujte, Tahiri ka thënë se Qeverinë nuk e fajëson për çdo gjë por e fajëson për mungesën e veprimeve.

Ilustrim
Lexo edhe:
Tahiri: Kosova ka importuar më pak naftë dhe paguan taksa më shumë se vitin e kaluar

Po ashtu, në këtë seancë Tahiri tha se rritja e çmimeve po ndikon që qytetarët të detyrohen që të dalin në vendet fqinje që të furnizohen me derivate.

Sipas tij, duke e krahasuar periudhën janar-maj të vitit 2021 dhe 2022, Kosova ka importuar më pak naftë dhe ka paguar taksa më shumë./Shqip.com