Lajme

Tahiri paralajmëron protesta nëse Qeveria s’i përfill kërkesat e tyre për ngritjen e pagës minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Qeveria mund të përballet me protesta në rast se nuk ndryshon projektligji për pëgën minimale që përfshinë edhe veteranët.

“Ne duhet të jemi shumë serioz dhe kërkoj nga ministri Murati të ketë një diskutim shumë serioz mes dy leximeve. Unë kisha kërkuar prej jush prej grupit parlamentar të VV-së të ulemi e të diskutojmë haptazi.’’ ka thënë Tahri.

Tahiri ka thënë se si AAK kërkojnë që kjo kategori të mos diskriminohet.

‘’Ne si grup parlamentar është tepër me rëndësi që kjo kategori e njerëzve të mos diskriminohen në emër të një procesi tjetër. Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran’’ ka thënë Tahiri.

Tahiri nuk ka përjashtuar as protestat.

‘’Në coftë se ne sot e miratojmë 250 euro pa një zotim ju garantoj se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me leshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me leshu pe. Ju garantojë që protestat i keni përpara.” ka thënë  Tahiri.

Me këtë projektligj është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje ndërsa PDK, LDK, AAK janë shprehur kundër projektligjit.