Lajme

Tahiri: Osmani dhe Kurti ka mundësi që janë të përfshirë në rastin e Martin Berishajt

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se me shumë gjasë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë të përfshirë në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Në një adresim për media, Tahiri tha se po të shkojë Berishaj, do të shkoj edhe Kurti me Osmanin e kështu kanë vendosur që të tretë të qëndrojnë në pozitat e tyre.

“Mosreagimi i presidentes, i kryeministrit dhe moskërkesa e tyre për të filluar një hetim penal dhe ndërkombëtar, jo vetëm për Berishajn por edhe për disa faktorë. Mosadresimi nga presidentja dhe kryeministri i bën përgjegjës direkt që ata me gjasë janë të përfshirë në këtë aferë. Si duket, po të shkojë Berishaj do të shkojë së bashku me këta e këta kanë vendos me qëndru të tretë në pozicionet e tyre dhe duke mos i marrë për bazë të gjithë këta artikuj që dalin në Zagreb, Lubljan, Beograd, Pedgoricë, Prishtinë e besa në Tiranë. Ky është një skandal për të cilin po raportohet në Evropë dhe jo vetëm në rajonin tonë”, tha Tahiri.

Tahiri i bënë thirrje presidencës dhe kryeministri që të bëhet një hetim lidhur me këtë çështje.

“I bëjë thirrje sot, presidentes dhe kryeministres që shkarkimi i tij nuk mjafton duhet një hetim i thellë penal për këtë çështje”.

Megjithatë, është raportuar se Berishaj ka bërë një tërheqje të parave nga një bankë kosovare në shumën prej më shumë se 1 milionë euro. Sipas Tahirit, kjo ka ndodhur vetëm me mbështetje institucionale.

“Për faktin se Berishaj ka pasur mundësi të tërheq mbi një milion euro nga banka kosovare në sytë e të gjitha këtyre institucioneve, duket se ka pasur edhe një mbështetje institucionale sepse ndryshe është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë. Është e pamundshme që një njëri i angazhuar politikisht, i cili ka qenë këshilltar i kryeministrit i cili po ashtu është ambasador dhe me të gjitha këto manipulime të vazhdojë ushtrimin e detyrës së tij, është e pamundshme. Këtu ka zyrtarë të lartë në institucionet e Kosovës që i kanë dhënë mbështetje dhe fuqi e që ai e ka bërë këtë krim financiar”.

Sipas Tahirit, tha se rasti i Berishës ka të bëjë me pretendimet se është bërë një krim rajonal i cili ka kaluar edhe përmasat e Republikës së Kosovës.

“Gjatë vitit të kaluar, ka qenë edhe çështja e ambasadorit Martin Berishajt. Ne, e kemi pasur edhe në Komisionin Hetimor i cili nuk është i mjaftueshëm për të nxjerrë të dhënat e një krimi i cili i kalon përmasat e Republikës së Kosovës. Po flasim për një krim rajonal, me përmasa rajonale ku kemi të involvuara disa kompani që janë me bazë në Serbi, po ashtu dhe kompani të tjera në Mal të Zi, në Shqipëri, në Kosovë”.

Lidhur me rastin e Martin Berishajt ka folur edhe ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalle ka thënë  se sot ka folur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili sipas saj është shprehur i gatshëm që të iu përgjigjët të gjitha pyetjeve të gazetarëve që kanë të bëjnë me rastin e tij.

Gërvalla tregon se çfarë ka biseduar sot me Martin Berishajn – SHQIP.com

Në një konferencë për media pas takimit me kryediplomaten sllovene, Gërvalla tha se kjo konferenc me Martin Berishajn, do të jetë e përbashkët.

“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të mbajmë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe aty të ketë mundësi të iu përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja si gazetar të cilat janë legjitime, por nuk është legjitime që të vazhdohet në fushatë e cila nuk është e bazuar në argumente dhe fakte”, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, ajo nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me ato që janë duke u thënë për Berishajn.

Gërvalla tha se me spekulime nuk mund të shkarkohet një ambasador.

/Shqip.com