Lajme

Gërvalla tregon se çfarë ka biseduar sot me Martin Berishajn

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalle ka thënë  se sot ka folur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili sipas saj është shprehur i gatshëm që të iu përgjigjët të gjitha pyetjeve të gazetarëve që kanë të bëjnë me rastin e tij.

Në një konferencë për media pas takimit me kryediplomaten sllovene, Gërvalla tha se kjo konferenc me Martin Berishajn, do të jetë e përbashkët.

“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të mbajmë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe aty të ketë mundësi të iu përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja si gazetar të cilat janë legjitime, por nuk është legjitime që të vazhdohet në fushatë e cila nuk është e bazuar në argumente dhe fakte”, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, ajo nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me ato që janë duke u thënë për Berishajn.

Gërvalla tha se me spekulime nuk mund të shkarkohet një ambasador.

“Duhet të kemi mirëkuptim që ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale. Ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike pse ambasadori duhet të shkarkohet. Deri në këtë moment ku nuk ka as edhe një informacion të vetëm dhe në këmbëngulje, në rrugë zyrtare do të vazhdojë të kërkojë informacionet e kësaj natyre. Nuk kam informacion që shkelje të tilla kan më ndodhur ose hetime të kësaj natyre janë duke ndodhur”.

Tutje, Gërvalla tha se ka kërkuar që të informohet lidhur me këtë rast, por deri tani nuk ka as edhe një informacion.

“Unë kam kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë si herën e parë kur janë ngritur spekulimet e para rreth çështje së ambasadorit Berishajt nga shkeljet të cilat janë përmendur në rrugët zyrtare që të na jepin informacionet se a ka, a janë të vërteta apo vetëm janë spekulime të mediave”.

Ndërsa, kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon nuk ka dashur të flas për këtë rast.

Sipas raportimeve, Berishaj është duke u hetuar nga tri shtete lidhur me aferat që ka pasur me një kompani serbe për të cilat nuk ka ndonjë reagim nga presidenca dhe as nga kryeministria deri tash.

Kurse, sa i përket Serbisë, Gërvalla tha se ajo është aleate re Rusisë.

“Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për tu anëtarësuar në NATO. E dimë që edhe brenda NATO-s dhe BE-së ka biseda intensive për situatën tonë, Nuk mund ta heq faktin që fqinji ynë Serbia është aleati më i afërt i Rusisë, madje ka edhe marrëveshje të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar”.

Sipas Gërvallës, Serbia dhe Rusia kërkojnë përgjigje të përbashkëta që shumë strategji të mosfunksionojnë në Kosovë.

/Shqip.com