Lajme

Tahiri-Muratit: Je ministër i dështuar, po pregatitni të godisni pushtetin lokal në të cilin nuk keni fuqi politike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka thënë ministrit të Financave Hekuran Muratit se është ministër i dështuar dhe popregatitët godas pushtetin lokal në të cilin nuk ka fuqi politike.

Kjo deklaratë e Tahirit vjen pasi Murati tha se nuk do të financojnë projekte që vijnë nga listat e dëshirave të kryetarët të komunave por do të shqyrtohen.

“Kjo tregon që po përgatiteni me godit pushtetin lokal aty ku ju nuk e keni fuqinë politike dhe do të mbajë përgjegjës. Flasim se vjen buxheti prapë. Po s’është mirë me iu thënë ‘listë dëshirash’ këtyre projekteve, të cilat janë dakorduar. Unë në shumë mënyrë të thjeshtë të thashë. S’ka përgjigje prej Qeverisë. Këtë ta thashë. Ti më thua listë dëshirash.  Duhesh me dhënë argumente, ministër. Unë s’kam nevojë për ty, por kjo qeveri ka nevojë për votën tonë. Unë s’kam nevojë për ty, asnjë send – për shkak se je ministër totalisht i dështuar. Je ministri që po e fundos Qeverinë Kurti ngadalë-ngadalë”, tha Tahiri.

Tahiri  tha se pret diskutim përmbajtjesor nga ministri Murati për këtë çështje.

Lexo edhe:
Murati: Nuk ka bllokadë nga Qeveria për projekte, ne nuk financojmë lista të dëshirave të kryetarëve të komunave

Ministri i Financave, Punës dhe Tranferëve  Hekuran Murati, ka thënë se nuk ka bllokad nga niveli qendrorë për financimin e projekteve në komunat e Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Murati tha se listat e dëshirave që kanë kryetarët e komunave nuk mund të financohen nga Qeveria.

“Nuk ka bllokadë nga niveli qendror, përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë sa më shpejt që të jetë i mundur. Nëse bëhet fjalë për çështje të tjera, për lista dëshirash që mund t’i kenë kryetarët e komunave dhe kërkojnë që pushteti qendror t’ua financojë dhe nëse kjo praktikë ka ekzistuar në të kaluarën, ne kemi thënë që kjo praktikë me këtë qeveri nuk mund të ekzistojë. Pra, të gjitha komunat do të trajtohen sipas peshës që e kanë, barabartë”, tha Murati.

Murati tha se ka përfunduar praktika kur ka pasë mbështetje shtesë nga niveli qendror për komunat ku në udhëheqje kanë qenë kryetarë nga partia në pushtet.

“Te ne s’ndodh, trajtohen barabartë”.

Kjo deklaratë e Muratit erdhi pasi u akuzua nga deputetët e opozitë se niveli qendror nuk është duke i trajtuar barabartë komunat me të cilat nuk udhëheq Vetëvendosja.

Lexo edhe:

Krasniqi: Projekti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Skenderajt është bllokuar nga Qeveria

Dje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se projekti i vetëm i nivelit qendror për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skenderajt është bllokuar.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se është e pakuptimit që Qeveria e Kosovës të bllokojë investimet kapitale në komuna.

“Por, është e pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna, duke i diskriminuar qytetarët e vendit tonë. Projekti i vetëm i nivelit qendror, që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skenderajt, është bllokuar nga qeveria qendrore”, shkroi Krasniqi.

Ai ka thënë se ky diskriminim duhet të marrë fund sa më shpejtë.

Sot, gjatë ditës së mërkurë, Krasniqi ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku është informuar nga kryetari i kësaj komune për zhvillimet  fundit.

Krasniqi tha se të gjitha zhvillimet në këtë komunë janë me financim vetanak.

“Pamje e re dhe moderne për sheshin e qytetit në Skenderaj. Parking nëntokësor, park në qendër të qytetit, rivitalizim i të gjitha shesheve kryesore dhe rrugëve të Skenderajt, me buxhet tërësisht vetanak të komunës dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale qendrore. Në këto dhe shumë projekte të tjera e gjetëm të angazhuar kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën me ekipin e tij, në vizitën që kishim sot”.

Tutje, Krasniqi tha se si kryetar dhe si Parti, ne do të është afër në secilin hap të Nurës që ai do të ndërmarr në avancimin e qeverisjes lokale me fokus te qytetarët./Shqip.com