Lajme

Tahiri lidhur me situatën në veri: Si deputetë nuk jemi serioz

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë  ata si deputetë nuk janë seriozë karshi situatës në veri të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahir tha se për ata si grup parlamentarë, gjendje e jashtëzakonshme është në veri dhe jo masa emergjente.

“Si deputet nuk jemi serioz, si deputetë nuk jemi duke e trajtuar gjendjen që ndodhemi sot. Për ne si grup parlamentar, gjendje e jashtëzakonshme dhe masa emergjente duhet të merren për sigurinë në vend, për situatën që është kriju në veriun e Kosovës”, tha Tahiri.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, sipas Tahirit Kurti do të duhej të raportonte për situatën në veri.

“Po ju bëje pyetje juve deputetëve të LVV-së, a është dashur kryeministri i Kosovës me ardh e me na tregu se si është situata në veri të Kosovës, a ish dashtë kryeministri sot me ardh dhe me raportu para këtij Kuvendi, këto 40 nënshkrime ishin dashur të jenë për atje dhe jo për këtu. Unë jam i habitur me këtë qasje dhe po e shoh se gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe tash e 20 vite dhe ne shikoni si po sillemi”.

Tahiri pyeti Qeverinë edhe për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“550 policë sot nuk janë të Kosovës atje, dhjetë deputet të Kuvendit nuk i ke këtu. Nuk jam duke i vajtuar por po ju them se gjendja e jashtëzakonshme nuk është këtu por është atje. Ku është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në cilën situatë është. Këto ishte dashur t’i raportojë Kurti”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me masat emergjente të energjisë elektrike.

/Shqip.com