Lajme

Tahiri: Kurti ka harruar interesin qytetar për dialogun

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të shtunën ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë, siç ka thënë ai për eksperimentet që po bënë me vendin.

Sipas tij, në këtë fazë në secilin sektor të jetës pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër.

Tahiri thotë se asnjë kryeministër nuk është marrë më shumë se Albin Kurti me dialogun me Serbinë, edhe pse këtë çështje pati thënë se nuk e ka prioritet.

Ai i ka quajtur të pakuptimta thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme.

/Shqip.com