Lajme

Tahiri: Kurti duhet të tregojë se çka bisedoi me Vuçiq në Berlin

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Sot gjatë ditës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz e po ashtu në mbrëmje është takuar edhe me Presidentin e Serbisë, Miroslav Lajçak.

E lidhur më këtë takim ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social në Facebook është shprehur se nuk është mirë që dialogu me Serbinë, qeveria ta mbajë jashtë Parlamentit.

‘’Nuk i bën mire kësaj qeverie e as Kosovës që dialogun me Serbinë ta mbaj jashtë parlamentit dhe jashtë opozitës’’ ka shkruar Tahiri.

Po ashtu Tahiri ka kërkuar që Kurti të raportojë në Kuvend lidhur me takimin e zhvilluar me Vuçiq.

‘’ Puna e pare e Kurtit është që të tregojë se çfarë bisedoi me Vuçiqin sot ne Berlin!’’ ka shkruar Tahiri.

Pos me Kurtin, kancelari gjerman është takuar ndaras edhe me Presidentin e Serbisë./Shqip.com