Lajme

Tahiri i kërkon Qeverisë të reflektoj: Trusti e zbut sado pak krizën

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti të iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve dhe ato do t’i ndihmonin familjet të dilnin sado pak nga kriza e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve.

“Ne e dimë që në rrethana të tjera s’do të duhej të diskutohej. Por gjendjen që e solli Qeveria vendin tonë, karshi kësaj krize sepse çdo ditë po i përjetojmë ngritjet e mëdha të çmimeve. Në katër ditët e fundit, në asnjë ditë çmimi i naftës nuk ka qenë i njëjtë, është rritur”, tha Tahiri.

Tahiri tha se qytetarët po humbin shpresën që të jetojnë këtu, si dhe i bëri thirrje qeverisë që të reflektoj.

“Sot në gjendjen që kemi ardhur kur qytetarët po humbasin shpresën të jetojnë këtu, e vetmja zgjidhje që po i lë qeveria është emigrimi. Trusti e zbut sadopak krizën, i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre”.

Lexo edhe:
Kusari për tërheqjen e mjeteve nga Trusti: Është kërkesë shumë e dëmshme

Ndërsa, për çështjen e Trustit tha se prek një numër të madh familjesh që në mesin e tyre kanë studentë, nxënës, prindër të moshuar.

Tutje, Tahiri tha se efekti zinxhiror i këtyre të ardhurave do të jetë jashtëzakonisht i madh./Shqip.com