Lajme

Tahiri: Ambasadori Martin Berishaj “sekser” i Kurtit

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka  hedhur akuza të rënda në drejtim të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj.

Tahiri ka thënë se skandali financiar në të cilin dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj dhe një politikan opozitar slloven, Robert Golob, e bën të domosdoshme themelimin e Komisionit hetimor

Tutje Tahiri e ka quajtur ambasadorin Martin Berishaj “sekser” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ne e shohim që arsyeja e vërtetë e bllokimit të hetimit parlamentar për të hetuar çdo transaksion të shpenzimit të taksave të qytetarëve. Këtë proces po e shoqëron një jo transparencë. Prandaj duam ta shohim se cili ka qenë roli i sekserit të kryeministrit Albin Kurtit, Martin Berishaj në procesin e shit blerjes së energjisë elektrike në Kosovë si ka ndërmjetësuar ky me mafinë serbe dhe kompanitë që veprojnë në Serbi dhe a ka pasur angazhim të ri tashmë në finalizimin të një kontrate të re të shitjes së rreth 20 milionë euro thëngjill nga Kosova pikërisht për këto kompani”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Ai ka thënë se po flasin për një skandal të madh ku paratë e shitblerjes së energjisë kanë përfunduar në xhepat e mafisë serbe./Shqip.com

Lexo edhe:
(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore